Familjarët shohin tmerr me sy në Australi, peshkaqeni sulmon për vdekje sërfistin 15-vjeçar (FOTO)

0
Gjigandi

Një familje ka përjetuar momente tmerri, pasi një peshkaqen sulmoi për vdekje djalin e tyre, teksa po bënte sërf në det.

Mani Hart-Deville, 15-vjeç, po bënte sërf në plazhin Vooli në Australi, rreth orës 14:30 të drekës, kur një peshkaqen i hëngri të dyja këmbët. Familjarët dhe miqtë e Manit kanë parë të tmerruar të riun teksa është sulmuar nga peshkaqeni. Edhe pse ata kanë vrapuar me shpejtësi drejt detit për ta shpëtuar, ai fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Një mik i viktimës, i cili gjithashtu po bënte sërf së bashku me të tha: “Ishte një peshkaqen i madh i bardhë. Unë e pashë vetëm pasi Mani filloi të kërkonte ndihmë. Peshkaqeni u kthye për të na sulmuar sërish, por një tjetër mik i ynë na ndihmoi duke e goditur me tavolinën e tij të sërfit”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu