Fusha e Korçës një sipërfaqe e madhe bujqësore është e ndarë mes fermerëve që punojnë parcelat e tyre dhe sipërfaqeve të mbuluara me inerte.
Përgjatë aksit nacionale Korçë Pogradec grumbujt me mbetje e kryesisht me materiale ndërtimi te hedhura ne ane shihen me sy të lirë.
Në këtë segment rrugor krah fushës te Korçës, kryesisht e kultivuar me prodhimet e zonës te vetmet hapësira djerre janë ato të mbuluara nga inertet.
E më tej në shtretërit e përroit të Dunavëcit e lumin e Devollit pirgjet e inerteve po i merr rrjedha. Është e përsëritur kjo histori ashtu si edhe shqetësimi i banoreve e fermerëve por askush nuk i dëgjon dhe inertet vazhdojnë te depozitohen kudo
Edhe pse ndotja mjedisore është e dukshme kjo nuk është e vetmja zonë problematike pasi edhe në pjesë të tjera të qarkut kryesisht materialet e ndërtimit hidhen pa asnjë kriter.