Kim Kardashian dukej për mrekulli në eventin e fundit ku mori pjesë.
Kim Kardashian mori pjesë në eventin “People’s Choice Awards”, që sivjet ishte edicioni i 45-të.
Në mesin e shumë yjeve, ajo mori vëmendjen me paraqitjen e saj, duke hyrë në listen e personazheve të veshura më së miri në këtë event.
Ajo u shfaq me një fustan të gjatë e elegant, në të cilin theksonte format e bujshme trupore, për të cilat edhe njihet.
Në këtë event, Kim dhe motrat e saj nuk u larguan pa çmim, ato u shpërblyen në katerinë e reality-shout më të mirë për vitin 2019 me “Keeping up with the Kardashians”.