I vetmi rast kur duhet të vishni reçipeta, herët e tjera bëni ç’të doni

0
Gjigandi

Fakt: Reçipetat kanë qenë gjithnjë të bezdisshme, sidomos pas ditëve të tëra në karantinë pa i përdorur. Sidoqoftë, nëse për herët e tjera jeni të lira të bëni ç’të doni me reçipetat (nëse keni kod veshjeje në punë që nuk ju kufizon), ka një rast kur duhet t’i vishni patjetër.

Nëse vraponi ose stërviteni, pak ose shumë, është me tepër rëndësi mbajtja e reçipetave të përshtatshme për aktivitet sportiv, sepse mund të pësoni dhimbje ose lëndime te gjinjtë.

Me kalimin e kohës, kjo zonë mund të pësojë çrregullime të lëkurës ose ligamenteve. Gjatë stërvitjes, ka tepër presion në zonën e kraharorit, ndaj është mirë që gjoksi të qëndrojë “i sigurt”.

Nëse nuk ushtroheni vazhdimisht ose me pesha të rënda, reçipetat e krijuara enkas për stërvitje mund t’i zëvendësoni me reçipeta normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu