Aktori i serialit “Friends”, ndahet nga e dashura

0
Gjigandi

Matthew Perry raportohet se është ndarë nga e dashura Molly Hurwitz pasi qëndruan dy vjet bashkë.

Aktori i njohur 50 vjeçar i serialit Friends, është ndarë nga e dashura 29-vjeçare menaxhere talentesh, vetëm disa muaj pasi bënë publike lidhjen e tyre.

“Kjo ka ndodhur vetëm kohët e fundit, ishte në formë miqësore por ata tashmë kanë vendosur të shkojnë secili në rrugën e tyre”, tha një burim për të përditshmen “Sun”.

Aktori i njohur për rolin e Chandler Bing, është takuar për herë të parë me Molly në 2018 por çifti u panë bashkë vetëm një vit më vonë.

Molly bëri publike marrdhënien e tyre në shkurt në rrjetet sociale, ku uronte Matthew për ditën e Shën Valentinit.

RonaTyra

Burimet thonin se ajo ka qenë “mbështetje e madhe” për Mathew gjatë problemve të tij me varësitë nga substancat.

Miku i çiftit thoshte më tej: “Molly takohej prej muajsh me Matthew, ata frekuentonin të njëjtat rrethe miqsh dhe janë të dy nga New York. Edhe ajo ka një sens të mprehtë humori dhe ata u afruan shpejt. Molly nuk është e interesuar për famë dhe nuk shkon shpesh në festa”.

Lajmi i ndarjes vjen në një kohë kur seria e shumëpritur e ribashkimit të Friends, pësoi një tjetër shtyrje, kësaj radhe prej pandemisë së koronavirusit. Pesë aktorët kryesore të serialit klasik Matthew, Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Courteney Cox, David Schwinner dhe Matt LeBlanc kishin konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin special në fillim të vitit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu