Gwyneth Paltrow ka bërë çmendurinë më të madhe që keni dëgjuar për bukurinë, po ju do të guxonit?

0
Gjigandi

Përveçse si aktore, guruja e Goop Gwyneth Paltrow, njihet edhe për dëshirën e madhe për të eksperimentuar për gjëra që kanë të bëjnë me të ndierit mirë, bukurinë dhe ushqimin. Ajo bën avuj vaginalë dhe derdh whiskey quinoa, dhe nuk do t’ia dijë nëse mendoni që është e çuditshme.

Kështu që nuk habitemi kur dëgjojmë që në një intervistë të fundit për New York Times, Paltrow ka folur për një përvojë që njerëzit e komunitetit mjekësor, mund ta quajnë si të rrezikshme.

“Unë jam pickuar qëllimisht nga bletët. Është një përvojë mijëravjeçare e quajtur apiterapi. Njerëzit e përdorin kundër inflamacionit dhe shenjave në lëkurë. Është e mrekullushme, po të kërkoni për këtë. Por, të dhemb.”

Nëse kërkoni me të vërtetë, në Google, do të zbuloni që apiterapia (përdorimi i thumbit të bletës si terapi) nuk mbështetet në prova shkencore mjekësore, megjithatë Paltrow ka të drejtë që njerëzit e kanë përdorur për shumë vite, për të qetësuar simptomat e artritit dhe depresionit bashkë me disa ushqime. Sipas një artikulli të “Associated Press” të vitit 1997, praktikuesit i vendosnin bletët në zonën që i shqetësonte dhe kur pickoheshin, thumbi i irritonte dhe pastaj i qetësonte.

Dhe pse Paltrow nuk e specifikoi për çfarë e kishte përdorur pickimin e bletës, ajo tha që donte të bënte edhe një lloj trajtimi tjetër. 

RonaTyra

“Nuk kam bërë ende krioterapi (përdorimi i të ftohtit ekstrem), por dua ta provoj”,- është shprehur ajo.

Para se ta gjykoni Paltrow, duhet të pranoni që çfarëdo që të jetë duke bërë, ka dhënë rezultat. Paltrow nuk duket sikur ka ndryshuar në këto 10 vjet! Duket sikur është kthyer pas madje. Kështu që ajo duhet të jetë duke bërë gjënë e duhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu