Granit Xhaka, i cili është njëri nga futbollistët më të suksesshëm shqiptarë, gëzon simpatinë e shumë fansave për shkak të suksesit që ka arritur, por edhe për paraqitjet që bën vazhdimisht nëpër rrjetet sociale.
Së fundmi Graniti ka bërë të ditur se sot feston ditëlindjen nëna e tij, e cila është personi më i dashur në jetën e futbollistit.
Ai madje ka dedikuar këtë urim të bukur në drejtim të nënës së tij, duke e shoqëruar edhe me fotografi të vjetra e të reja së bashku me nënën.
“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrejt ne jeten time.” : ka shkruar ai.