Jona Spahiu zbulon pengun që i mbeti nga i ati dhe na preku të gjithëve

0
Gjigandi

Moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushit Raiden në Shtator të vitit të kaluar. Që nga ai moment, moderatorja është fokusuar e gjitha te vogëlushi dhe i ka kursyer disi daljet në televizion. Gjithësesi ajo ka vendosur të bëjë një përjashtim.

Ditën e sotme Jona ishte e ftuar në emisionin e pasdites “Pop Culture” në rubrikën “Një pasdite me Dojnën”. Gjatë intervistës ajo ka folur rreth jetës së saj, për vogëlushin dhe ka zbuluar detaje që padyshim na kanë prekur të gjithëve.

Ajo ka kujtuar të atin që është larguar, dhe është shprehur se do donte shumë që ai të ishte këtu vetëm për të parë se si po rritet Raiden. “Të shihte Raiden e tani që po e them kam shumë emocion sepse e di sa të shenjtë e ka patur ai familjen. Ai ka bërë shumë për ne, ka qenë prezent shumë, kam një jetë të mbushur komplet prej tij, kam ende shkrimet e pusullat e tij në librat e mi. Do doja shumë që ta shijonte Raiden e të thoshte ky djalë më ngjan mua. Raiden mund të them se ngjan në disa gjëra me babin”, u shpreh Jona.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu