Gjira Kajtazi do të bëhet nënë për herë të dytë.
Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi është në pritje të ëmbël.
Ajo së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa barkun e rrumbullakosur e ka treguar në një foto pranë bashkëshortit.
Çifti tashmë janë prindër të një djali dhe derisa mezi po presin ta marrin edhe foshnjën tjetër në duar, nuk ndalojnë së kaluari çastet më të mira me të birin.
Gjira publikon shpesh foto të tij dhe është rritur shumë.