Kim Kardashian ka festuar përvjetorin e gjashtë të martesës me Kanye West dhe nuk kanë munguar fotot e adhurueshme të tyre së bashku.
Ylli 39-vjeçar është e martuar me 42-vjeçarin, Kanye, që nga viti 2014, në të cilin dyshja kurorëzoi dashurinë në një ceremoni tepër ekstravagante të kompletuar me tualete me pllaka ari.
Ndërsa Kim është gruaja numër një për Kanye, ai është burri numër tre për të pas martesës së saj të dështuar me Damon Thomas, në vitet 2000-2004 dhe pas martesës së shkurtër me Kris Humphries në vitet 2011- 2013, e cila përfundoi pas 72 ditësh.
Por e kaluara nuk është në mendjen e Kim, e cila ka vetëm plane për të ardhmen, gjë të cilën e bëri të qartë teksa postoi të shtunën foto në Instagram duke u puthur dhe përqafuar me Kaney-n.
Kim shkruajti: “6 vjet bashkë; përgjithmonë për të vazhduar, deri në fund.”
Këto foto janë postuar pas raportimeve se çifti po kalonte një krizë gjatë pandemisë. Kim dhe Kany kanë katër fëmijë Psalmin, dhjetë muajsh, Saint, katër vjeç, Chicago dy vjeç dhe North, gjashtë vjeç.