Ermal Mamaqi dhe Ami janë nga më të dashurit e estradës.
Ermal Mamaqi është mjaft aktiv në rrjete sociale, së fundmi ai ka ndarë një fotografi me bashkëshorten e tij ku shfaqen tejet elegant në veshjen e përzgjedhur.
Pranë fotos së ndarë ku çifti duken për mrekulli, moderator/aktori ka ia ka bashkëngjitur fotos edhe një shkrim ku tregon se çfarë dëshirojnë burrat nga gratë e tyre.
“Një burrë me ëndrra, dëshiron një grua që beson” ishte shkrimi i Ermalit që shumë shpejt do e shohim me një tjetër rol tek filmi ‘I love Tropoja’.