Për Yolanda-n, Gigi-n dhe Bella Hadid, hedhja poshtë e thashethemeve që sugjerojnë se kanë bërë ndërhyrje është bërë rutinë.
Thashethemet e fundit i janë drejtuar Gigi Hadid, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin Zayn Malik. ‘E! News’ raporton se modelja preku temën e ndërhyrjeve në fytyrë në një bisedë në Instagram Live me artisten e make up-it të Maybelline, Erin Parsons.
“Njerëzit mendojnë se bëj filler në fytyrën time dhe kjo është arsyeja pse ajo është e rrumbullakët. Unë e kam pasur këtë që nga lindja. Sidomos në muajin e modës, kur isha disa muajshe shtatzënë, ”- i tha modelja artistes së make up-it.
Modelja gjithashtu preku thashethemet që sugjerojnë se vetullat e saj nuk janë natyrisht aq të bukura sa duken: “Është kaq qesharake përsa i përket gjërave që shihni online. Nëse shihni fotografitë e mia kur isha fëmijë, do të kuptoni që i kam pasur këto vetulla të harkuara që kur linda, “- i tha ajo Parsons.
Kur artistja make-up e pyeti Hadid nëse do të kujdeset për ndryshimet gjatë shtatëzanisë, modelja konfirmoi se nuk është e shqetësuar. “Mos u shqetëso. Jam e lumtur me procesin natyror të botës, “- i tha ajo Parsons.