Dua Lipa gjatë muajve të fundit është vetizoluar në një shtëpi me qera në Londër bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Këngëtarja, gjatë kësaj periudhe pandemie është marrë me aktivitete të ndryshme, mes tyre edhe me lexim.
Së fundi, me anë të një fotografie, Dua tha se e ka lexuar librin “A little life” nga autorja Hanya Yanagihara.
“Libri më i mirë që e kam lexuar. Vërtet i paharrueshëm”, ka shkruar artistja, duke ua rekomanduar fansave të saj për lexim.