Dua Lipa në mesin e dhjetë personaliteteve ‘më të rrezikshme’ në internet

0
92
blank
Gjigandi

Aktorja e yllit të Game of Thrones Maisie Williams është cilësuar si një nga personazhet e famshëm më të rrezikshëm për t’u kërkuar në internet.

Sipas McAfee, një firmë e sigurisë në Internet, ajo është ndër emrat, kërkimi i të cilëve mund të ju rrezikojë nga viruset në kompjuterë ose pajisje celulare, transmeton KosovaPress.

Maisie zuri vendin e dytë pas Carolyn Flek, drejtori i shfaqjes britanike “Love Island”, dhe James Corden nga “Late Late Show”. Po aq e rrezikshme është edhe këngëtarja Nikki Minaj, në vendin e katërt, ndërsa kolegu i saj Billy Elisha doli në vendin e pestë.

Në top 10 u përfshi edhe aktori Josh Gad, i cili i huazoi zërin e tij Olafit në filmin e animuar “Mbretëria e ngrirë”. Pas tij ishte aktorja Misha Barton, muzikanti Sam Smith dhe këngëtarja Dua Lipa. Në vendin e dhjetë është aktori australian Liam Hemsworth, raporton NME.

Lexo edhe:  Tayna shfaqet me kilogramë të tepërt, thotë se i kanë shkuar në vendin e duhur

“Njerëzit duan të qëndrojnë të azhurnuar me lajme të të famshmëve, në çdo kohë, nga çdo pajisje. Kjo është arsyeja pse ata vendosin shpejtësinë e informacionit në ballë duke klikuar në lidhje të dyshimta që u premtojnë atyre përmbajtje në lidhje me të famshmit e tyre të preferuar, “tha Radz Samani nga McAfee.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu