Liam Payne ndahet nga e fejuara Maya Henry – teksa shfaqen fotot e tij në krahët e modeles amerik…

0
4
Gjigandi

Këngëtari i njohur britanik, Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry janë ndarë.

Ish- anëtari i grupit One Direction, 28 vjeç, dhe modelja, 21 vjeç, vendosën të ndanin rrugët e tyre muajin e kaluar pasi më parë anuluan fejesën e tyre në qershor 2021 – vetëm për të rindezur romancën e tyre dy muaj më vonë.

Konfirmimi i ndarjes së tyre vjen vetëm disa orë pasi fotot e këngëtarit me krahët e tij të mbështjellë rreth modeles amerikane Aliana Mawla, 24 vjeç, u shfaqën në një llogari të fansave në Instagram të hënën (23 maj), si dhe të çiftit të kapur për dore.

Aliana, e cila ka mbi 300 mijë ndjekës në Instagram, ishte protagoniste në videoklipin muzikor të Liam të vitit 2018 për bashkëpunimin e J.Balvin, “Familiar” dhe promovoi me krenari pamjen e saj të zjarrtë në videon muzikore përmes një postimi në Instagram.

Duke konfirmuar romancën e tyre të re, Aliana postoi disa foto romantike të çiftit së bashku.

Pavarësisht përfundimit të lidhjes së tyre, Maya iu referua Liamit si ‘i fejuari’ i saj në seksionin e komenteve të postimit, të cilin personat e afërt me ish-finalistin e X Factor e kanë cilësuar si ‘shumë mashtruese’.

“Liam dhe Maya nuk janë më bashkë dhe u ndanë përgjithmonë më shumë se një muaj më parë”, tha një burim për

MailOnline.

“Komentet e Maya që i referohen Liamit si të fejuarin e saj janë të pavërteta dhe shumë mashtruese”, vazhdoi tutje ky burim.

Pasi u shfaqën imazhet, vendasja nga Teksasi shkroi: “I dua shumë fansat, por ju lutem mos më dërgoni këto foto të të fejuarit tim ku shihet i mbështjellë rreth një gruaje tjetër.

“Kjo nuk jam unë dhe është mjaft e vështirë të dish se kjo ka ndodhur pa e parë. Mjaft tani”, ka deklaruar ish-e fejuara e Liam.

Një përfaqësues i Liamit konfirmoi se ai dhe Maya janë ndarë, ndërsa ajo nuk ka komentuar ende lajmet e ndarjes.

Në një intervistë me People, Liam kohët e fundit pranoi se çifti ‘kaloi shumë’ në izolim, por kanë punuar me sfidat e tyre.

“Unë mendoj se kemi kaluar shumë në kohën e COVID-19. Ndjehem sikur kemi dalë nga ana tjetër pak më e fortë. Shumica e çifteve që kanë qenë të martuar prej vitesh kanë pasur vështirësi, apo jo? Pra, dua të them, ne jemi ende shumë të lumtur që jemi këtu së bashku sot”, kishte deklaruar atë kohë Liam.

Dyshja thuhet se e rindezën lidhjen e tyre në korrik, një muaj pasi anuluan fejesën.

Liam i propozoi fejesë në gusht 2020 pas një viti lidhjeje.

Maya dhe Liam njihen prej vitesh me njëri-tjetrin, dhe për herë të parë u fotografuan së bashku në një ngjarje takim-dhe-përshëndetje kur fansja e One Direction, Maya ishte 15 vjeç.

Më parë, Liam ishte në lidhje me Cheryl Cole, 38 vjeç, por u nda në vitin 2018 pas një romance dyvjeçare e gjysmë.

Dyshja kanë qëndruar miq ndërsa janë bashkë prindër djalin e tyre katërvjeçar Bear dhe kryesisht e mbajnë jetën private të tij larg syrit të mediave. /

Telegafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu