Dua Lipa ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill”.
Për shkak të pandemisë COVID-19 është anuluar festivali “Sunny Hill”, i cili planifikohej të mbahej në muajin maj.
Organizatorët kanë njoftuar se festivali do të mbahet vitin e ardhshëm, ku pritet të sjell shumë të reja.
Pas lajmit për anulim të “Sunny Hill”, ka reaguar edhe Dua Lia, e cila shprehet e pikëlluar që nuk do të ketë mundësi të festojë bashkë me të tjerët këtë vit.
“Shumë e pikëlluar që nuk mund të festoj me ju këtë verë, por shihemi në vitin 2021”, ka shkruar ajo.