Ditë e zezë/ Katër të vdekur në Shqipëri nga koronavirusi, shënohet edhe viktima më e re

0
Gjigandi

Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e rënduar edhe më tej bilancin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mes viktimavë është një paciente 21 vjeçare dhe tre pacientë të tjerë të moshave 49, 56 dhe 67 vjeç.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu