Dikur Miss Anglia, sot në frontin e parë të ”luftës”/ Rrëfen betejën e vështirë me COVID-19

0
Gjigandi

Mis Anglia 2019, Bhasha Mukherjee, 24 vjeçe nga Lincolnshire, me profesion mjeke, ndau një fotografi në rrjete sociale të fytyrës së saj të mavijosur, nga shtrëngimi i maskës.

Bahasha punon në spitalin Pilgrim të Bostonit në SHBA dhe ata janë në kontakt të përditshëm me të infektuarit me koronavirus.

“Kjo është shkaktuar nga veshja e maskës mbrojtëse për vetëm një orë. Vetëm imagjinoni ta vishni atë, duke marrë frymë pa pushim për plot 12 orë. Vetëm imagjinoni të mos keni zgjedhje tjetër, sepse këtë profesion keni zgjedhur, mjeksinë. Imagjinoni të vini në punë çdo ditë”, tha Bhasha.

Më te ajo shtoi:

“Infermierët gjetën një qoshe të qetë për të fshirë lotët. Personeli i ri, lëkurë të dëmtuar, flokë të pakrehura, ndërsa njerëzit në shtëpi ankohen dhe kanë ankesa përsa i përket salloneve të bukurisë”.

RonaTyra

Bhasha ndodhet në frontin e parë të luftës ndaj koronavirusit dhe shprehet se situata në spitalin ku punon është mjaft e rëndë. Përpos faktit që i duhet të punojë diku tek 12 orë në ditë, i duhen që të bëjnë kujdes dhe nga mos ndërgjegjësimi i të infektuarve me COVID, kryesisht të moshuar, të cilët heqin maskat dhe fillojnë të kolliten pranë personelit mjekësor.

“Disa pacientë të moshuar, pozitivë me COVID-19, të pa ndërgjegjësuar për këtë që po ndodh, heqin maskat e fytyrës dhe fillojnë të kolliten, duke rrezikuar së tepërmi stafin mjekësor. Nuk është rastësi që infermierët dhe mjekët po vdesin kaq shumë”, rrëfeu Bhasha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu