Tashmë është bërë e zakonshme që përpara nisjes së parlamentit të gjithë deputetët duhet t’i nënshtrohen rregullave dhe protokollit të Kuvendit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Sot, të gjithë deputetëve dhe punonjësve të Kuvendit përpara hyrjes në institucion i është matur temperatura.
Disa prej ligjvënësve janë parë pa maska dhe doreza, ashtu siç është parashikuar në rregullore.