Një debat i ashpër ka nisur në rrjetet sociale midis shqiptarëve dhe serbëve dhe gjithë kjo erdhi nga një peticion i krijuar për të kërkuar nga “Appeli” vendosjen e Kosovës në hartë.
Në këtë iniciativë u përfshinë edhe Rita Ora dhe Dua Lipa, madje kjo e fundit publikoi një fotografi me flamurin shqiptar sipër të cilit shkruante autokton.
Edhe shumë artistë të tjerë shqiptarë iu bashkuan dy yjeve kosovare, njëra nga to ishte edhe Dafina Zeqiri.
Së fundi Dafina ka ndarë disa fotografi përmes të cilave ka treguar realitetin e luftës në Kosovë.
Në imazhe shihen refugjatë, viktima, fëmijë e sy të përlotur të popullit të Kosovës në luftën e fundit, teksa shkruan:”Kurrë mos harroni!”.
Kujtojmë që peticioni i nisur për kompaninë “Apple” deri tani ka marrë mbi 100 mijë nënshkrime./