Ndihmoi Kosovën pas luftës, Francesco Totti tërbon” përsëri serbët: Pëlqen…

0
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dua Lipa, ka “tërbuar” serbët dhe në përgjithësi rajonin me postimin e fundit në rrjetet sociale, ku ka publikuar flamurin e bukur “autochtonus” të Shqipërisë Etnike.

Dua ka postuar flamurin e ngritur në Beograd nga Ballisti, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke përshkruar domethënien e saktë të fjalës autokton.

Ky postim nga Dua ka ngjallë debat të madh dhe sigurisht pakënaqësi maksimale në komentuesit e shteteve nga rajoni, sidomos nga Serbia.

Gjithsesi, postimi i Duas ka marrë mbështetje të madhe nga opinion shqiptar.

E një pëlqim këngëtares nga Prishtina i erdhi nga legjenda e futbollit italian, Francesco Totti.

Ish-futbollisti i Romës ka pëlqyer foton e Duas, duke dhënë qartë mesazhin e tij në këtë debat.  Të kujtojmë që Totti njihet edhe për ndihmën që ia ka dhënë Kosovës, pas përfundimit të luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu