Është shumë e vështirë të mbash mend disa rregulla se çfarë duhet të hash dhe jo, sidomos kur je në një restorant dhe je i uritur. Por ajo që gabojmë është se jo në çdo restorant mund të porosisim atë çfarë duam, janë disa ushqime që duhet t’i shmangim.
Më poshtë ju sjellim disa shembuj se çfarë nuk duhet të porosisni kur drekoni apo darkoni jashtë sipas ‘Daily Mail’:
-Nuk duhet të porosisni ushqim deti nëse restoranti ndodhet shumë larg detit. Kjo për faktin se prodhimet e detit në atë restorant nuk janë të freskëta dhe nuk dihet sesa kohë mund të kenë në frigorifer. Porosisni ushqim deti nëse jeni në një vend të njohur dhe jeni të sigurt që ato janë të freskëta.
-Nëse jeni në një restorant kinez, shmangni ushqimin që nuk është kinez. Këto restorante janë të specializuara të gatuajnë ushimet e tyre tradicionale.
-Mos porosisni kurrë specialitete të shtëpisë. Kuzhinierët thonë se specialitetet zakonisht bëhen nga mbetjet e ushqimeve të vjetra që ata duan t’i heqin.