Cilat lule për cilin rast janë. Ekziston një “buqetë” e madhe porosish se cilat lule mund t’i dërgojmë në vend të fjalëve

0
Gjigandi

Nëse dëshironi dikujt t’i bëni porosi që e dashuroni apo edhe të kërkoni dorën e përsosnit të dashur, dilema nuk ka

Nuk dhurohen dhe nuk mbahen në shtëpi lule artificiale, sado imitim i përsosur i luleve natyrale të jenë. Është diçka e papëlqyeshme.

Prandaj, ju këshillojnë që t’i dëgjoni ekspertët se në cilin rast cilën lule do të duhej ta dhuronit:

– Trëndafil të kuq: Trëndafili i kuq simbolizon dashurinë.

– Trëndafili i verdhë lidhet me xhelozinë, ndërkaq i bardhi me besimin, prandaj duhet të kujdeseni kur i dhuroni.

RonaTyra

– Orkideja: Kjo bukuroshe është simbol i suksesit në karrierë, andaj është dhuratë e shkëlqyeshme për mbrojtje të punimit të diplomës, ditës së parë të punës apo të fillimit të punës së re.

– Gardenia: Lulen e joshjes dhe të flirtit më së miri është t’ia dhuroni personit me të cilin dëshironi të jeni në lidhje të shkurtër, pa obligime.

– Ciklamini: Kjo lule lidhet me sinqeritetin. Është e mirëseardhur në vend të kërkimfaljes, si edhe dhuratë e cila zgjidh mospajtimet dhe “i barazon” llogaritë.

– Irisi: Me këtë lule gjithmonë komunikohen lajme të mira apo risi të cilat dikush i pret një kohë të gjatë.

– Hortensia: Është e përshtatshme për çiftet të cila dashurohen. Pajton dashnorët dhe bashkëshortët, sjell paqe në shtëpi dhe në lidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu