Çfarë duhet të bëni para një provimi ose takimi pune për të shmangur gabimet e mundshme

0
Gjigandi

Dihet që meditimi sjell shumë përfitime për shëndetin. Studimet kanë treguar se meditimi mund të lehtësojë ankthin dhe stresin

Ai mund të ulë tensionin e gjakut dhe ju ndihmon të qëndroni në formë me kalimin e viteve.

Sipas një studimi, një meditim i shkurtër, qoftë edhe 10 minuta, ju ndihmon të qetësoheni sa një ditë pushimi.

Ndërsa një tjetër studim ka treguar se meditimi 10 minuta është njësoj i vlefshëm sa 44 minuta gjumë.

Një studim i publikuar së fundmi nga Brain Sciences, ka dalë në përfundimin se meditimi ka edhe një tjetër përfitim: Ju ndihmon të bëni më pak gabime.

RonaTyra

Në studim u përfshinë 200 njerëz që nuk kishin medituar kurrë, të cilëve iu kërkua të bënin një ushtrim meditimi për 20 minuta, të ndjekur nga një test shpërqendrimi i kompjuterizuar.

Më pas u mat aktiviteti i trurit të tyre përmes EEG-së (electroencephalography). Si përfundim, meditimi i ndihmoi ata të bënin më pak gabime.

Prandaj, para provimeve, takimeve të rëndësishme të punës, apo testimeve të ndryshme, merrni parasysh që të meditoni për 20 minuta do t’ju ndihmojë shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu