Çfarë duhet dhe nuk duhet t’u bësh flokëve para se të shkosh në plazh

0
Gjigandi

Stina e verës është një periudhë pushimesh dhe relaksi për trupin, por edhe për mendje. Por flokët vuajnë më shumë gjatë kësaj periudhë sepse janë në shumë orë të ditës të ekspozuar në diell dhe dëmtimi është gati i pashmangshëm

Uji i kripur i detit, rrezet e diellit, por edhe uji me klor i pishinave bëhet rrezik gjithmonë e më i madh për flokët gjatë sezonit të nxehtë.

Po si duhet t’i bësh gati flokët për plazh? Mëso disa truke.

1. Për të evituar prerjen e gjatësisë së madhe në fund të sezonit, para se të nisësh plazhin, këshillohet që flokët t’i presësh pak (majat) në mënyrë që të ulësh dëmtimin dhe djegien e mëtejshme gjatë ekspozimit në diell.

2. Një pikë tjetër e rëndësishme është lyerja e flokëve. Këshilla që jepet nga specialistët është gjithmonë e njëjtë: mos i lyej flokët para se të shkosh në plazh. Të harxhosh aq shumë orë në sallonet e bukurisë dhe menjëherë më pas të nisesh për pushime është me të vërtetë humbje kohe e panevojshme. Rrezet UV do ta ndryshojnë menjëherë ngjyrën e flokëve. Nëse gjatë ditëve të plazhit ke ndonjë mbrëmje të veçantë, floktarët këshillojnë të mbash me vete një spërkatës flokësh për t’ua ndryshuar atyre ngjyrën për një mbrëmje.

RonaTyra

3. Kujdesu që të kesh gjithmonë me vete shampon për flokët e thatë. Sido që t’i kesh flokët, rrezet e diellit i thajnë dhe i dëmtojnë shumë, kështu që me vete një shampon për flokët e thatë do të të vijë gjithmonë në ndihmë për t’i zbutur dhe për t’i pasur më të shëndetshëm.

4. Mbaj gjithmonë me vete spërkatës zbutës. Mund të jetë me keratinë ose edhe të tjera për t’u dhënë flokëve shkëlqim, por edhe për t’i zbutur gjatë kohës që je në plazh. Mos e harro asnjëherë ta kesh me vete në çantën e plazhit.

5. Shall, shami ose kapele me vete. Mbaj gjithmonë një shall ose një shami për flokët në mënyrë që dëmi të mos jetë i madh. Shalli ose kapela parandalojnë rrezet e diellit të depërtojnë në flokë dhe të heqin ngjyrën.

Por mos harro, gjatë plazhit:

1. Laji flokët vetëm në darkë. Nëse nuk do që ngjyra e flokëve të zhduket në një kohë shumë të shpejtë nën efektin e rrezeve të diellit, atëherë laji flokët vetëm në darkë. Errësira të ndihmon që ngjyra e flokëve të ruhet, por në të njëjtën kohë, edhe kur i përdor në darkë detergjentet, veprimi i tyre në flokë, natën është më funksional.

2. Laji me ujë të ftohtë. Këshilla më e mirë e specialistëve për flokët gjatë sezonit të plazhit është larja me ujë të ftohtë. Për të bërë stabilizimin natyral të lëkurës së kokës mund t’i shpëlash me ujë të ftohtë dhe uthull molle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu