Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha ka mbërritur në shesh dhe është bashkuar me Monika Kryemadhin dhe aleatët.
Ai u shpreh:
Sa herë që qytetarët preken, Partia Demokratike, opozita do të jenë pranë tyre. Këtu është bllokuar demokracia, liria, buka e gojës. Ky regjim nuk njeh ligj dhe kushdo që mendon ndrysh është patericë.
Do të jemi këtu sa të jetë e nevojshme, jemi non stop në mbështetjen e aleancës shumë shpejt PD do të bëjë një mbledhje të jashtëzakonshme.
Pyetje: A keni një datë fikse se kur do të nisin protestat
Basha: Protesta ka nisur, çfarë të duket kjo.
Pyetje: A ju duket protestë kombëtare kjo?
Basha: Edhe një njeri i vetëm po u ngrit është protestë.