Alketa Vejsiu flet për Festivalin në RTSH: 30 personalitete nuk pranuan ftesën dhe më lanë vetëm

0
Gjigandi

Prezantimi i Alketa Vejsiut në “Eurovision” shkaktoi bujë të madhe në Shqipëri, sepse ajo ishte hera e parë që një moderarore shqiptare prekte skenën italiane. Vejsiu ia doli më së miri në “Sanremo” dhe performanca e saj u komentua gjatë nga mediat e huaja, që e cilësuan si një moderatore shumë të zonjë.

Së fundmi Vejsiu ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” në të cilin ka folur gjatë për këtë eksperiencë dhe si i ka pritur komentet e shumta që ka marrë në lidhje me të. Ajo u shpreh se shkoi e përgatitur në “Sanremo”, ndaj ia doli mbanë ta mbizotëronte skenën.

“Unë nuk i bëj gjërat vetëm për veten time. Shkova me një super bagazh nga Shqipëria dhe 20 vite punë nuk janë pak. E kisha rrugën të shkelur në vendin tim përpara se të provoja atë magji”, tha Alketa.

Moderatorja foli edhe për prezantimin e vetëm të Festivalit të 58-të në RTSH. Asokohe u fol gjatë arsyeja pse Alketa moderoi e vetme, por sot ajo ka zbuluar se në fakt u ka bërë ftesë mbi 30 personaliteteve të shquara për ta shoqëruar, por askush nuk ka pranuar.

“Unë kam ftuar mbi 30 personalitete të personazheve të njohur në Shqipëri, që po të them emra tani do të shpërthejë ndonjë polemikë. Asnjë prej tyre nuk erdhi dhe më lanë vetëm. Po ta dinin këtë gjë mediat, ndoshta do të tregoheshin më të rezervuar dhe do të thonin ‘le ta mbështesim këtë vajzë që mbeti vetëm t’ja dalë mbanë”, tha Vejsiu në “Provokacija”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu