Aktori në gjendje të rëndë nga koronavirusi pas “kthimit nga vdekja”, e shoqja shpërthen në lotë!

0
Gjigandi

Bashkëshortja e Nick Cordero, Amanda Kloots nuk i mbajti dot lotët teksa pohoi se aktori është në gjendje të rëndëm, edhe pse u duk se po e fitonte betejën me koronavirusin.

“ Atij i është krijuar një infeksion i ri në mushkëri” dhe shëndeti i është përkeqësuar sërish, tha ajo. Ylli 41 vjeçar i Broadway-t është I shtruar në spital prej javësh tashmë.

Nga sa rrëfen e shoqja Cordero ka qenë i intubuar, ka pësuar komplikacione shumëfishe nga Covid 19 dhe për shkak të sëmundjes, mjekët u desh që t`i prisnin dhe njërën këmbë. Ajo megjithatë vazhdon të ketë shpresa se Nick do të përmirësohet, pasi po lufton fort me sëmundjen. Çifti ka një djalë të vogël.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu