7 trende që duhet të dini për dimrin e këtij sezoni!

0
Gjigandi

Ndonëse vjeshta u tregua shumë ‘bujare’ këtë vit me Shqipërinë duke na dhuruar tempretaura tejet të ngrohta, vetëm pak javë na ndajnë nga stina e dimrit, i cili me siguri nuk do jetë kaq ‘bujar’.

Muaj më parë shtëpitë gjigande të modës na njohën me trendet dhe risitë që stilistët e njohur kanë rezervuar për këtë sezon, dhe tani është koha perfekte për të nisur me shopping-un e dimrit.

Nëse ende jeni të paqartë rreth asaj ç’ka do të jetë kryefjalë në veshjet e dimrit 2019-2020, atëherë më poshtë ju rendisim 7 trende të cilat janë sugjeruar fort nga krijuesit e stilit për stinën e ftohtë…

Vajza motorriste: Pas një sezoni me këpucët elegante ‘kitten’, kësaj here sugjerimi është krejt ndryshe. Sezoni vjeshtë-dimër 2019-2020 ka rikthyer gjysmë-çizmet e stilit motorrist.

RonaTyra

Cape (Pallto pa mëngë): Duket se të gjithë heronjtë veshin pelerina apo pallto pa mëngë, apo jo? Epo këtë sezon, stilistët kanë menduar që heroinat të jeni ju, pasi cape-t janë shumë ‘in’.

Logot: Për ju që vdisni pas logove kemi një lajm të mirë; këtë sezon mund t’i mbani lirisht logot e markave tuaja të preferuara, jo vetëm në këpucë, rripa e çanta, por edhe tek getat.

Tartan por jo vetëm: Diçka mes tartanit të njohur skocez dhe uniformës së kolegjeve për vazja. Pra një kostum, pantallona a fund me kuadrata të vogla do t’ju bëjë shumë ‘in’ kërë sezon.

Pallto të gjata, shumë të gjata: Për ata që preferojnë një hyrje që merr vëmendje kanë menduar stilistët këtë sezon. Që nga Saint Laurent e deri tek Balenciaga sugjerojnë fort këtë sezon palltot që prekin tokën.

Fustane voluminoze tyli: Përveç gjysmë çizmeve kambale e veshjeve të lëkurës, sezoni i ftohtë nuk lë mënjanë dozën e feminilitetit nëpërmjet fustaneve voluminoze prej tyle, të cilat mund t’i vishni gjithë komoditet me kambale apo edhe atlete.

Çanta prej pellushi: Chic dhe të ngrohta; kështu do të jenë çantat e këtij sezoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu