Tjetersuan 68 mije metra katrore toke tek Gjiri i Lalzit, burg 9 zyrtareve – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kanë dalë sot para Gjykatës së Durrësit 18 personat e arrestuar pak ditë më parë lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit.   Gjykata e Durrësit ka caktuar ‘arrest me burg për 8 persona Ardian Iliazaj, Bledar Zerba, Renaldo Pastërma, Delis Kapxhiu, Mikel Zaho, Sulejman Ibrahimi, Gjon Proja, Albert Doda, ndërsa Luigj Bushaj është lënë në burg për 45 ditë.   ‘Arrest shtëpie’ është caktuar për 5 persona të arrestuar, Adrian Kona, Rovin Zeqja, Enver Shima, Latif Mullahi, Lekë Ndoj, ndërsa jnë lënë të lirë në masë ‘detyrim paraqitje’ Malvina Deçka, Edlira Nova, dhe Gjergj Bushaj.   Në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Durrësit dy ditë më parë, u bë me dije se të gjithë personat janë përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të tokave. Bëhet fjalë për një tokë pranë Kepit të Rodonit, në fshatin Bizë dhe mbi këtë sipërfaqe nuk janë bërë ndërtime. Këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartograf, topograf, specialist duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë sipërfaqe toke ata ia kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit. Gjithçka është zbuluar nga një kontroll që është kryer në vitin 2018, ku janë vërejtur paligjshmëri në regjistrimin e dokumenteve që shërbeu si pikënisje për të çelur hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu