5 mënyra se si ta shpëtoni veten nga njerëzit që flasin shumë

0
93
blank
Gjigandi

Disa njerëz kanë thjesht dëshirë të shprehin mendimet e tyre dhe nuk mund të ndalen. Sigurisht, është e rëndësishme të jesh i sjellshëm dhe të mos ndërpresësh njerëzit, por kjo mund të arrijë deri në atë pikë sa të fillojnë të harxhojnë kohën tënde për gjërat e tyre parëndësishme. Pra, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni në një moment të tillë, është të “luftoni” për veten tuaj dhe të dini se si t’i shpëtoni këtyre njerëzve.

Më poshtë ju sjellim 5 këshilla se çfarë duhet të bëni në situata të tilla sipas ‘Bright Side’:

Pyetini njerëzit që keni përballë nëse mund t’i ndërprisni.

Pyetini shpesh se cili është thelbi i bisedës që po zhvillojnë.

Bini dakord fillimisht me ta për një kohë të caktuar se sa do ta zhvilloni bisedën.

Tregojini se çfarë nuk ju pëlqen gjatë bashkëbisedimit dhe me çfarë nuk bini dakord.

Largohuni nga ky bashkëbisedim në momentin që mendoni se nuk dëshironi ta dëgjoni më, pa qëndruar aty më tepër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu