Xhani Shqerra fton në Tiranë motrën kinge të Belen Rodriguez, si i përgjigjet ajo!

0
Gjigandi

Xhani Shqerra ndodhet në Milano të Italisë këto ditë për realizimin e spotit të Aquamarine, dhe mesa duket është takuar me mikeshat e vjetra.

Në një video të postuar në Instagram, Xhani dëgjohet duke biseduar me Cecilian, motrën e modeles dhe moderatores mjaft të njohur në Itali, Belen Rodriguez. Ai e komplimenton Cecilian për pamjen, dhe e pyet se kur do të vijë për një vizitë në Tiranë.

“ Nuk kam qenë kurrë, asnjëherë, kështu që po të më bëni një ftesë, përse jo, me gjithë kënaqësinë“, thotë ajo.

“Ja, sapo ta bëra ftesën, është zyrtare“, I thotë miqësisht Xhani dhe ajo ia kthen: “ Po të fejuarin, mund ta marr me vete?“.

Ai i përgjigjet me shaka: “Joo!“.

RonaTyra
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Bella gente, bella Milano, Bel MONDO! Soon.. @aquamarinealbania @belmondo.tvshow

A post shared by Xhani Shqerra (@xhanishqerra) on Nov 12, 2019 at 4:09am PST

Ndërkohë, disa nga ndjekësit e këshillojnë që ta pranojë, sepse edhe ai është simpatik, e në fakt, konsiderohen një çift mjaft i bukur në Itali!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu