Veliaj: Tolerancë ndaj parkimeve. U hiqet licenca autobusëve që nuk respektojnë higjienën

0
Gjigandi

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije disa masa të reja lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, por edhe paralajmërime ndaj bizneseve apo kompanive të autobusëve. Mes të tjerash ai ka theksuar se ka lënë porosi që të mënjanohen shkeljet “e vogla” në parkingje në zonat rezidenciale, pasi sipas tij në bazë të situatës ka edh esens për tolerime.

“Dyqanet do të jenë të hapur përditë, nuk ka nevojë për konsumim pa kriter. Të paktën te pjesa e çmimeve janë respektuar. Janë zbrasur 95% të konvikteve, nuk janë zbrasur ose ato tek mjekësia ose që nuk kanë një plan B. Ka filluar dezinfektimi. Vetëm ata që janë pa një plan tjetër, do lejohen të rrinë, ose ata që janë student të mjekësisë në praktikë”, u shpreh Veliaj.

Më tej ai ka vijuar edhe me masat me urbanët. “Duhet të bëjmë një konsultë se çdo të bëhet. Pasagjerët që nuk kanë rrugë tjetër të ruajnë distancën në autobus. Dezinfektimi është bërë, por duhet të kenë kujdes edhe qytetarët. Sot do të shohim si do të vazhdojë situata sot. Autobusët që nuk respektojnë rregullat e higjenës do u kërkojmë heqje licence, ne bëjmë bazën”.

Në fund kryetari I bashkisë ka kërkuar që dhe pjesa e stafit të panevojshëm që nuk është emergjente të shkoj në shtëpi. “Është një situatë realisht serioze. Nëse tërmeti na tronditi na kapi në gjumë, por në mëngjes u pa dëmi, kjo është të luftosh me një armik që nuk e shikon dot.

Informacioni, higjena dhe burimet zyrtare janë kryesore. Kam lënë porosi që të mënjanohen shkeljet “të vogla” në parkingje në zonat rezidenciale, është një situatë ku ka sens tolerance, por jo në akset kryesore”, tha Veliaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu