Truke dhe këshilla të thjeshta që duhet t’i dini përpara se të shkoni në plazh këtë verë

0
Gjigandi

Të qëndruarit në plazh me orë të tëra duket shumë qejf, por ndonjëherë mungesa e përgatitjes, rrugët e gjata me makinë, fëmijët e zhurmshëm etj., mund ta bëjnë disi më të lodhshme këtë eksperiencë. Ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni dhe t’i lehtësoni disi punën vetes.

– Pudër bebi

Pudra e bebit është një domosdoshmëri në plazh, sidomos në rastet e familjeve me fëmijë dhe në plazhet me rërë. Thjesht spërkatni pak pudër në një peshqir plazhi ose në dorë, lyeni duart tuaja ose të fëmijës dhe rëra zhduket si me magji! Pudra e bebit heq lagështirën nga lëkura, duke e bërë të vështirë që rëra të ngjitet në të.

Këshillë: Spërkateni pudrën në këmbë menjëherë përpara se të merrni makinën, pas ditës suaj në plazh. Më pas fshijeni me peshqir. Në këtë mënyrë nuk do ta sillni të gjithë rërën në shtëpi.

– Çarçafët e dyshekut

RonaTyra

Harrojini peshqirët e vegjël të cilët duhet të mbështesni pas rërës. Mundësia më e mirë për të qëndruar në plazh është kjo: Mjafton të vendosni katër sende të rënda në cepa. Në fund, do të keni katër mure të shkurtër, për të parandaluar që fryrja e erës të pushtojë hapësirën tuaj.

– Masko sendet me vlerë

Nëse ke fëmijë, një pelenë e pastër është mënyra më e mirë për të mbajtur sendet me vlerë. Përpara se të shkoni drejt detit me fëmijët, mbështillni në pelenë telefonat, paratë, çelësat etj. dhe bëjeni të duket sikur është e përdorur.

– Ushqime të shpejta

Pajisuni me sa më shumë ushqime të shpejta apo biskota ose fruta të thata. Faktorë si temperaturat e larta apo energjia e shpenzuar në det na bëjnë më të uritur gjatë plazhit.

– Mbrojtës plastik telefoni

Pajisjet teknologjike si smartphone apo tablet, mund të dëmtohen lehtësisht në plazh, duke rënë aksidentalisht në gurë/rërë apo duke prekur ujin, prandaj mbrojtja e tij është e nevojshme.

– Krem mbrojtës

Përdorni krem me SPF 50+ nëse keni lëkurë të bardhë dhe jeni në ditët e para të plazhit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu