Luana fiton çmim në SHBA

0
Gjigandi

Sukseset e Luana Vjollcës nuk kanë fund, e këtë herë kanë kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Këngëtarja bukuroshe ka fituar çmimin ‘Best Albanian Act Artist’ në ‘Golden Panther Music Awards 2020’, ceremonia e të cilës u mbajt në New York.

Përmes një videoje, teksa inkurajoi se do ta kalojmë këtë situatë të gjithë bashkë, Luana bëri falënderimin e saj për nomini.

“Përshëndetje ‘Golden Panther Awards’, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë”.

“Dua t’ju falënderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur si Shqipëria”, citohet të ketë thënë ajo.

Moderatoja e njohur nuk harroi të përshëndeste fansat e saj besnikë që nuk kanë ndaluar kurrë së e mbështeturi, me një puthje virtuale.

RonaTyra

‘Golden Panther Award’ nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Golden Award #Blessed 🥇

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on May 2, 2020 at 3:48am PDT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu