Tom Hanks dhe Rita Wilson shpresojnë që gjaku i tyre do të ndihmojë në luftën ndaj COVID-19

0
Gjigandi

Pas rezultimit pozitiv me COVID-19 në muajin mars, Tom Hanks dhe Rita Wilson, mbajtën të gjithë të azhurnuar me postime të ndryshme, duke u bërë një shpresë për shumë nga njerëzit.

Megjithatë, historia e çiftit që u sfiduan me coronavirus duket se nuk ka përfunduar ende.

Hanks së fundmi zbuloi se ai dhe gruaja e tij tani po dhurojnë gjak për të ndihmuar në luftën ndaj virusit vdekjeprurës.

Në një intervistë për emisionin NPR “Prisni prisni… mos më thuaj” prezantuesi Peter Sagal e pyeti Hanks për jetën pas coronavirusit.

“Epo, shumë pyetje ka tani: ‘Po tani?’ Ti e di?”, tha Hanks. “Çfarë bëjmë ne tani? A ka diçka që mund të bëjmë? Dhe, në fakt, ne vetëm zbuluam se ne i mbajmë antitrupat”.

RonaTyra

Peter Grosz e pyeti Hanks, “A mund të marrim gjakun tuaj?”.

“Po”, u përgjigj Hanks. “Neve na është afruar jo vetëm, ne kemi thënë: ‘A doni gjakun tonë?”, tha aktori.

“Nuk mund të ketë fund më të mirë për këtë katastrofë ndërkombëtare sesa nëse kurimi rezulton të jetë gjaku i Tom Hanks”, tha Sagal.

Ideja është që pacientëve të sëmurë t’u japin plazmën e gjakut të pasur me antitrupa nga pacientët e rikuperuar për t’i ndihmuar ata të luftojnë kundër virusit.

Ndërkohë, gara globale për të gjetur një vaksinë aktuale për COVID-19 vazhdon.

Sidoqoftë, shumica e ekspertëve ende mendojnë se do të duhen 12-18 muaj që një vaksinë të jetë e gatshme për publikun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu