Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për rolet e saj të shumta filmike dhe teatrale.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Aktorja e cila është veçuar gjithmonë për dukjen e saj atraktive prej biondeje, së fundmi ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Krasniqi i ka kthyer flokët e saj në brune, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja.
Për t’iu vënë në dukje ndjekësve të saj këtë ndryshim, Krasniqi publikoi një fotografi në InsatStory me pamje me pamjen e saj të re, me flokë gështenjë.
“Flokë të reja, pa shqetësime”, ka shkruar Teuta në mbishkrimin e këtij imazhi, teksa e ka shoqëruar fotografinë me një emoji të një çokollate, që simbolizon ngjyrën e saj të re të flokëve.
Aktorja përndryshe vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në jetën profesionale dhe atë private, si nënë e devotshme dhe shumë e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj.