Talenti shqiptar që po shkëlqen në Angli: Nuk kam vendosur se a do të luaj për Shqipërinë apo Irlandën

0
28
blank
Gjigandi

Talenti shqiptar, Leo Gaxha është duke shkëlqyer në Angli tek skuadra e Sheffiel United tek skuadra u23.

Gaxha gjatë ditës së sotshme në një intervistë për ‘Fan Zone’ ka thënë se ende nuk ka vendosur se për cilën kombëtare do të luaj, Shqipërinë apo Irlandën.

“Unë kam luajtur me 15-vjeçarët e Irlandës, më pas kam marrë një ftesë nga trajneri Nevil Dede dhe vendosa të provoj një eksperiencë me fanellën kuqezi. Nuk e di për të ardhmen çfarë do të ndodhë dhe nuk e kam zgjedhur me cilën kombëtare do luaj, pasi edhe Irlanda më ka ndihmuar shumë dhe më kanë bërë ftesë”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, ai ka treguar se kë e ka idhull në futboll dhe kush I pëlqen tek Shqipëria.

“Idhulli im është Steven Gerard, ndërsa në Kombëtare kam shumë qejf Armando Sadiku, do kisha qejf të luaja për Liverpoolin. Më pëlqen të luaj në qendër të sulmit”, shtoi Gaxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu