Haradinaj: Është sukses i federatës të bëhet nikoqire e organizimit të Ligës Rajonale të Pingpongut

0
18

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Presidentin e Federatës Europiane të Ping Pongut (ETTU)  Ronald Kramer dhe Kryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “është sukses i madh i federatës sonë, që të bëhet nikoqire e organizimit të Ligës Rajonale të Pingpongut “CONNECT Youth Table Tennis Regional Balkan League” dhe të marrë mbështetjen e Federatës Europiane”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot në takim Presidentin e Federatës Europiane të Ping Pongut (ETTU) z. Ronald Kramer dhe Kryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, z. Nehat Çitaku dhe të kuptoj për të arriturat dhe sukseset e Federatës sonë në anëtarësimin në ETTU dhe për pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare.

Është sukses i madh i federatës sonë, që të bëhet nikoqire e organizimit të Ligës Rajonale të Pingpongut “CONNECT Youth Table Tennis Regional Balkan League” dhe të marrë mbështetjen e Federatës Europiane.

Si shumë sfera të jetës, edhe sporti ka kaluar nëpër shumë sfida, por me kohë kemi arritur ta shndërrojmë në një nga prioritetet tona dhe gjithashtu t’i gëzojmë sukseset e shumë sportistëve tanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu