Takimi në Cambridge i Dua Lipës, i ati ka dy fjalë për të thënë

0
2
Gjigandi

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjen e saj.

Ata shihen shpeshherë në praninë e njëri-tjetrin si një familje e lumtur dhe e bashkuar.

Së fundmi Dua ka qenë prezente në një takim në universitetin e Cambridge gjatë të cilit prezent ka qenë dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa.

Ai ka publikuar një foto të artistes në ‘Instagram’ me një dedikim tepër të veçantë.

“Atje mbas është një mur i tëre vetëm me foto meshkujsh, ndërkohë që Dua Lipa qëndron para tyre duke folur për feminizmin, barazinë gjinore dhe të drejtën e fjalës”, shkruan ai në fotot e postuara.

Dua Lipa e ka shprehur shpesh se është një femër dhe artiste e cila lirinë e konsideron gjënë më të rëndësishme që ajo ka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu