Endri Prifti: I harrova 50 mije eurot ne loto, me kane marre shtepine – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

I ftuar në “Ftesë n 5” me Bieta Sulon, Endri Prifti jo vetëm sqaroi të vërtetën e statusit në të cilin akuzonte qeverinë se i kishin vjedhur 50 mijë euro në baste, por gjeti rastin për të denoncuar padrejtësinë e radhës, e këtë herë bëhet fjalë për një shtëpi. “Këta të vjedhin shtëpinë, vete tjetri të hap shtëpinë, ndërron çelsin, t’i merr që të gjitha… Kisha 13 vite kredi për një shtëpi që kisha blerë në Korçë dhe 12 vjet pagova gjithë shtëpinë. Në mars, gjatë kohës që isha në turne në Amerikë, nuk u paraqita dot në gjyq, avokati im kishte ikur rastësisht në Kanada e s’ ishim marrë vesh. Vetëm për mos paraqitjen një herë në gjyq, ata tre gjyqtarët e lanë hajdutin të fitonte”, tregoi ai, duke lënë të kuptohej se një nga kundërshtarët e vet ishte bërë shkas që të humbte shtëpinë e të niste procedurat nga fillimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu