Tahiri flet me tone të larta pas dënimit: Dy vjet gënjeshtra brenda e jashtë prokurorisë, dy vjet heshtje – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ashtu siç kishte paralajmëruar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë para mediave për të shpjeguar ashtu siç tha ai të vërtetën e tij. Tahiri e nisi deklaratën e tij me duke i cilësuar gënjeshtra akuzat ndaj tij jo vetëm nga prokuroria.

“Nuk është më e re as për ju e as për njeri se si kaluan 2 vite dhe se si pas 2 vitesh hetime nga prokuroria për krime të rëndë me akuza dhe më të rënda karroca e prishur e dyshimeve për mua ndaloi në stacionin e parë.
Dy vjet gënjeshtra brenda e jashtë prokurorisë dhe për 2 vjet me radhë heshta përballë gjithë akuzave e gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë dhe për të mos e çuar kurrë gjyqin para drejtësisë. Unë kam besuar që nuk duhet të ishte një gjyq popullor por shembullor.
Sa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë e tyre për mua me shpifje e akuza dhe sa analistë kanë nxjerrë konkluzione të gënjeshtërta për mua. Heshtja ime gjithmonë vinte e bëhej më e rëndë, heshta në të mirë të drejtësisë. E kisha kollaj ta mbaja mandatin e deputetit”, deklaroi Tahiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu