Tahiri akuza ambasadës amerikane: I bëri presion gjykatës për të më dënuar – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbajti sot një qëndrim të ashpër ndaj Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, e cila e konsideroi shkurajues vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e tij për shpërdorim detyre, pa provuar akuzat e tjera të rënda.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha për qëndrimin e amerikanëve, Tahiri u shpreh: “Nuk besoj se ndodh në Amerikë që një ambasadë të komentojë vendimin e një gjykate. Nuk besoj të ketë një presion më të madh se ky”.

Ai tha gjithashtu se “do t’i shkojë deri në fund betejës për drejtësi”, pasi vendimin e Gjykatës e konsideroi një lajm gjysmë të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu