Zbardhet vrasja në Fier, vëllai dhe nipi i viktimës dhunuan nënën 61-vjeçare të autorit

0
Gjigandi

Policia e Fierit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë të Patosit ku pas një konflikti mbeti i vrarë një 46-vjeçar.

Mësohet se vëllai dhe nipi i viktimës pak para ngjarjes kishin dhunuar nënën e autorit, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës.

Në vijim të veprimeve proceduriale hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë, Patos, ku u arrestua shtetasi Alionid Sali, 31 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shtetasin Përparim Seati, 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital, nga specialitët e për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim dhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Agron Seati, 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos (vëllai i shtetasit P. S)
Gazmir Seati, 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos (nipi i viktimës, djali i 59-vjeçarit).

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri-tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. Sali, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu