Saimir Tahiri: Dy vite heshta, tani do flas – Lajmi i Fundit – Lajme

0
22

Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë për mediat për të shpjeguar atë që e cilësoi “betejë dyvjeçare” me drejtësinë.

Ai e cilësoi heshtjen e tij këto kohë si respekt ndaj drejtësisë edhe pse media dhe opinioni e ka akuzuar padrejtësisht. “Ka pasur akuza dhe gënjeshtra në kurrizin tim dhe unë heshta. E kisha kollaj të mbaja mandatin e deputetit dhe të shfrytëzoja politikën, siç kanë bërë pa asnjë përjashtim ata para meje dhe i janë fshehur drejtësisë. Unë bëra të kundërtën dhe lash mandatin e deputetit”,- tha Tahiri.
Ish-ministri tha se nuk u provua asgjë nga ato akuze për të cilat fantazonin kundërshtarët e tij dhe një pjesë e gazetarëve. “Gjatë kohës që isha ministër nuk ka pasur asnjë kontakt me atë që akuzohen. Nuk ka pasur asnjë shkelje detyrë, asnjë telefonat, asnjë policë që i ka ndihmuar, madje i kanë denoncuar. Gënjeshtrat një ditë bien, siç bëri gjykata italiane dhe siç ndodhi edhe këtu”,- tha Tahiri.
Ai tha se vendimi i gjykatës është i paqartë. “Po pres të më thonë se cilin ligj kam shkelur për shpërdorim detyre. Unë po pres që të zbardhet, por sigurisht që do t’a anikimojë këtë vendim”,- tha Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here