Stresi vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale.
Reperi Stresi së fundi ka ndarë me ndjekësit një video, ku shfaqet duke u relaksuar në natyrë.
Pranë videos që ndau me ndjekësit, reperi theksoi se vetëm Zotit i frikësohet dhe askujt tjetër.
“Zoti esht 1 e vec atij i frikohem”, është mbishkrimi që Stresi ia la videos, në të cilën kishte përdorur filterat për ambientin në sfond.
Ani pse i janë anuluar koncertet, Stresi ka qenë aktiv me punimin e projekteve të reja muzikore, ndërsa ka paralajmëruar edhe disa të tjera.
Ai komentohet shumë edhe për jetën private, saktësisht për lidhjen me Keisin, me të cilën muaj më parë u përfolën për ndarje.