Si ta dini nëse ai është i mirë në shtrat – përgjigjen e gjeni duke ia shikuar duart!

0
Gjigandi

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për ta kuptuar se sa do të zgjatë në shtrat një mashkull – e këtë mund ta bëni vetëm duke ia analizuar duart.

Siç duket, nëse gishtat e unazës së mashkullit janë të së njëjtës gjatësi ose më të shkurtë sesa gishtat tregues, ai do të zgjatë më shumë në shtrat.

Por, meshkujt me gishta më të gjatë të unazës zakonisht zhgënjejnë me performancë të shkurtë.

E që të gjitha këto zbulime ndërlidhen me testosteron.

Ekspertët londinezë kanë zbuluar se me sa më shumë kontakt që djemtë kanë me testosteron kur janë në mitër, aq më të gjatë do t’i kenë gishtat e unazës krahasuar me gishtat tregues.

RonaTyra

Ekspertët kanë shpjeguar se ekspozimi në nivele të larta të testosteronit mund t’i dëmtojë receptorët e trurit që e kontrollojnë ejakulimin.

Studimet e mëhershme kanë sugjeruar se ejakulimi i parakohshëm, i cili i prekë një pjesë të madhe të meshkujve, mund të jetë si pasojë e faktorëve gjenetikë ose për shkak të eksperiencave të hershme seksuale.

Studimet tjera kanë treguar se meshkujt me gishta të gjatë të unazës kanë penis më të madh, janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe bëhen atletë më të suksesshëm.

Meshkujt që vuajnë nga ejakulimi i parakohshëm zakonisht përjetojnë orgazëm brenda një minute, ndërkaq normalisht seksi duhet të zgjatë mes pesë dhe shtatë minutave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu