Ndryshe nga ajo që besojnë të gjithë, thinjat nuk shkaktohen nga situata të ndryshme stresi apo të qenit prindër të fëmijëve adoleshentë. Një studim i ri, i kryer nga Universiteti i Teksasit, ‘Medical Center’ ka zbuluar se janë dy proteina esenciale të rritjes së flokëve dhe pigmentit të tyre. Cila është më e bukura? Janë proteina që gjenden krejt rastësisht.
Studimi u botua në ‘Genes & Development’ dhe ishte menduar të shqyrtonte lloje të ndryshme tumoresh duke i provuar fillimisht te minjtë. Ajo çfarë u zbulua në fund ishin edhe shkaqet e flokëve gri dhe faktorët që çojnë te tullacët. Rezultoi se: KROX20 është një proteinë që ndikon në qelizat e lëkurës dhe vepron në zona të ndryshe (arsyeja pse flokët bien vende – vende). Proteina tjetër ‘cumbersomely’ ndikon gjithashtu në këto qeliza për të frenuar veprimin e atij që quhet gjeni SCF. Humbja e KROX20 çon në humbje të flokëve, deri në tullacë, ndërsa humbja e gjenit SCF çon në flokët e thinjur.
Edhe pse studiuesit nuk e kanë përcaktuar se çfarë e shkakton humbjen e fuqisë së këtyre dy proteinave përveç gjenetikës, ata arritën në konkluzionin se stresi, në të vërtetë, nuk ndikon në zbehjen e fuqisë së tyre. Në një deklaratë për shtyp, drejtuesi i studimit, Dr. Lu Le, tha: “Me këtë informacion të ri, shpresojmë që në të ardhmen të zbulojmë cilët janë faktorët që të bëjmë çfarë është e nevojshme për të korrigjuar këto probleme kozmetike.”