Rudina dhe Marku janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun dhe shumë të komentuar në media.
E ftuar në “Why not”, Rudina na ka zbuluar më shumë për lidhjen e tyre që nisi si një shoqëri.
Rudina tregoi se ajo dhe Marku janë njohur në një kompeticion dhe ajo as nuk e dinte se kush ishte ai.
Më vonë ishin ritakuar sërish dhe kishin nisur një shoqëri.
“Njerëzit që më kishin afër e dinin shumë mirë që Markun e kisha vetëm një mik shumë të mirë. Më pas nga miqësia filloi dhe shkëndija. Kisha shumë turp që më ndodhi si shkëndije sepse unë e konsideroja si shumë mik dhe më konsideronte si shumë mikeshë”, u shpreh Rudina.
Më pas Roza e pyeti: “Kur ishte momenti i shkëndijës? Kur the a mund të jetë pasionant ky zotëri siç jam unë?”
Rudina tregoi se ajo e kishte kuptuar që Marku ishte shumë pasionant nga mënyra sesi ai fliste plot zell për historinë, e cila i pëlqen shumë.
“Kur flet me kaq pasion për historinë ky, thashë me vete imagjino si është në të tjera gjëra”, u shpreh Rudina.
Gjëja që më pëlqen më shumë tek Marku janë shpatullat dhe gishtërinjtë”, tha Rudina.