Rudina Dembacaj për ish- të fejuarin, Eduart Grishaj: Kush është ky?!

0
Gjigandi

Nëse me ish-bashkëshortin, babain e vajzës Aleksin, Rudina Dembacaj ruan raporte tejet qytetare ndonëse prej një viti të divorcuar, duket se me regjisorin Eduart Grishaj me të cilin ka patur një fejesë disa vjeçare, aktorja Dembacaj nuk ka mundur të krijojē një raport miqësor pas ndarjes.

E ftuar në programin “Why Not” këtë të dielë, Rudina u pyet nëse flet me të fejuarin e parë Eduartin.

“Kush është ky? Unë s’jam mirë me memorien fare, mbaj mend vetëm numra”: shpotiti aktorja me përgjigjen e saj për ish të fejuarin Grishaj.

Dyshja Rudina Eduart kanë qenë për disa vite të fejuar kur asnjëri prej tyre nuk ishte i famshëm, ndërsa aktualisht Rudina ka krijuar një romancë të re prej disa muajsh me ish-deputetin Mark Frroku, ndërsa Eduarti prej mëse tri vitesh po jeton një histori të bukur dashurie me moderatoren Arbana Osmani, me të cilën po pret edhe një fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu